Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar shqiptarët me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një deklarate të DASH, zyrtari i lartë amerikan vlerëson Shqipërinë si një vend të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.
Blinken risjell në vëmendje pritjen që shqiptarët u bënë refugjatëve afganë, ‘siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit’.
Sekretari amerikan i Shtetit shprehet më tej se SHBA është e përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian
“Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat”, mbyllet deklarata e Blinken./Euronews/
-
Blinkeni uron Shqipërinë: SHBA-ja është krenare për aleancën
-
Blinken uron Kosovën: Inkurajojmë zbatimin e zotimeve
-
Blinkeni uron Kosovën, përmend dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke
-
SHBA-ja uron qytetarët e Kosovës
-
Blinken: Arritja e njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë kërkon fleksibilitet dhe gatishmëri të palëve