Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shatri: Qeveria i diskriminoi komunat me buxhetin e 2024-s

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se Qeveria është treguar shumë e njëanshme me ndarjet buxhetore për komunat.

Ai ka thënë se Qeveria i ka diskriminuar komunat në bazë të udhëheqjes politike.

“Më e rëndë është kërkesat për barazi, te ndarja e investimeve kapitale te komunat që nuk i udhëheq VV-ja është bë diskriminim i tmerrshëm në komuna. Shumë të njëanshëm. Buxheti nuk është pronë e një partie, është e qytetarëve”, ka thënë ai nw Interaktiv.

Shatri ka shtuar se Qeveria ka manipuluar me shifrat.

“Një problem në këtë buxhet e kam identifikuar, kur ministri e kryeministri kanë thënë se buxhetin e komunave më 2024 e kemi shtuar për 80 milionë, që nuk është e vërtetë. Është një trik që ka ndodhë sepse kategoria e pagave më 2023 me buxhet nuk është nda fondi i plotë për pagat në komuna. Nuk janë 80 milionë, është manipulim me numra”, ka theksuar tutje.

Shatri i ka quajtur “vitra” 100 eurot që Qeveria ka vendosur t’i ndajë për fëmijët dhe pensionistët.

Ai ka kritikuar Qeverinë për mospërmbyllje të shumë projekteve, sidomos të ato në infrastrukturë.

“Qe tri vjet janë në pushtet, 800 milionë euro të investimeve kapitale, një vit është djegë sepse kanë shkuar dëm. Nuk është vetëm infrastruktura rrugore, në infrastrukturë ujore e energjetike asgjë nuk kanë bërë”.

Artikuj të ngjashëm