Demush Shasha nga Instituti Epik ka thënë se janë së paku dy shtete që kanë shfaqur hezitimin për liberalizimin e vizave, pra Franca dhe Holanda.
Ai në emisionin “60 minuta” në KTV ka thënë se Franca është pengesa kryesore, dhe nëse ajo e ndryshon qëndrimin, vendet tjera skeptike do ta përcjellin veprimin e saj.
Sipas tij, secili vend e ka të drejtën e vet për të pasur vendimin e vet.
“Nuk është që presim ndonjë efekt konkret nga letra e dërguar Emmanuel Macron, por kemi provuar dhe nuk kemi mundur të qëndrojmë të heshtur. Ne shpresojmë që sado pak kjo letër të ndihmojë. Unë jam i bindur që të gjitha qeveritë në vazhdimësi kanë bërë të qartë vendimin e tyre për vizat. Ne jemi viktima të zgjedhje pas zgjedhjeve. Do të shohim nëse Macron do të kuptojë rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë ai.
Shasha ka thënë se prezenca e Bashkimit Evropian do të zmadhohet nëse ai përfshinë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai tutje ka thënë se çdo organizim social është e shëndetshme për Kosovën si demokraci, por në këtë rast edhe për liberalizimin e vizave.
Sipas tij, këto çështje janë më shumë pjesë e kalkulimeve gjeopolitike. Ai ka thënë se fati i liberalizimit të vizave është i lidhur me fatin e dialogut Kosovë-Serbi.
-
Shasha sqaron: Zero mundësi që Franca njëanshëm ta pezullojë liberalizimin e vizave
-
Shasha: Është një keqkuptim në Kosovë për liberalizimin e vizave
-
Skepticizëm për liberalizim të vizave edhe pas zgjedhjeve në Francë
-
Ambasadori francez për liberalizimin e vizave: Rrezik nëse s’dëgjohet mesazhi i Macronit
-
Rama: Macroni nuk i hap rrugë liberalizimit, nëse Prishtina refuzon planin franko-gjerman