Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot gazetari i shquar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Shaqir Foniqi.
Ai me këtë rast është pritur nga kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, i cili tha se nga ekspertët dhe intelektualët që, në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj tha se tashmë ka ardhur koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.
I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Haradinaj, u shpreh gazetari i njohur Shaqir Foniqi, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet aleancës.