Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala tregon rrëfimin e tij për përleshjen e sotme në Kuvendin komunal të Skenderajt

Sot gjatë ditës në Seancën e Kuvendit komunal të Skenderajt, pati përplasje gjatë kohës kur u votua për buxhetin.

Në Interaktiv të KTV-së, Ramiz Shala që është drejtor i Kulturës, tha se Bekim Jashari, kryetar i Komunës, e ka hartuar një buxhet shumë të mirë, e për herë të parë në këtë qytet, ka qeverisje me duar të pastra.

“Me të filluar seanca, u votua një pikë për buxhetin, e disa asamblistë që janë me Sami Lushtakun, e kundërshtuan këtë pikë”, tha ai, duke treguar se këtu nisi përplasja.

Duke folur detajisht për seancën e sotme, ai ka treguar se si ka ndodhur përleshja e sotme, sipas këndit të tij.

“Shkuam në pauzë, e më pas u kthyem përsëri. Kur prezantova një rregullore, një pjesë e njerëzve të pakënaqur se pse kaloi buxheti, filluan të jenë agresivë. Malsor Bejta, nisi me çështje banale, për një moment, i kthehet kryesueses me dorë “ti je femër e poshtër”, e disa fjalë tjera ia tha, por që s’mundem t’i them tash. Ato fjalë s’i thuhen asnjë kafshe e lëre më një gruaje. Me fjalë të njëjta më shau edhe mua e kryetarin Bekim Jashari. Mua më shau edhe me nënë. Një njeri normal s’bën gjëra të tilla, bën dikush nën ndikim të drogës”, tha ai.

Edhe Asamblisti Bejta për sulmin ndaj tij fajëson edhe Bekim Jasharin Arbëri Asamblisti Bejta për sulmin ndaj tij fajëson edhe Bekim Jasharin

Kujtojmë se sot gjatë ditës asamblisti i VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani, pretendonte se është sulmuar nga Shala dhe truprojat e kryetarit Bekim Jashari, por Shala e mohon këtë.

Këtë ngjarje, thotë se e ka filluar Malsor Bejta, që është asamblist i Iniciativës 41000.

“Reaguan të gjithë. U quan asamblistët e PDK-së kundër tij e të gjithë. Unë kom nejt ulur s’kam lëvizur”, thotë Shala.

Shala thotë se pas kësaj, është futur sigurimi brenda për ta ndërhyrë Malsorin të dalë jashtë. “Ai u kacafyt me një asamblist dhe e ka nxjerr thikën”, thotë Shala, duke prezantuar në Interaktiv disa fotografi të thikës e mjete tjera, e që thotë se ia ka marrë Policia.

“M’u vërsul me thikë”, tha ai.

Por, sipas Bejtës, mjetet që i kishte marrë me vete në Kuvend, i kishte pasur sepse iu kishin dashur për ta rregulluar veturën.

Bejta, ka thënë për KTV-në më herët se edhe Shala kishte pasur armë me vete dhe iu kishte drejtuar atij, por Shala e mohoi këtë. “Ka kamera brenda, më kishin kapur sikur të kisha pasur”, tha ai, duke shtuar se asnjëherë s’ka mbajtur armë.

Edhe Përleshje fizike në sallën e Kuvendit komunal në Skenderaj, përdoret thika Arbëri Përleshje fizike në sallën e Kuvendit komunal në Skenderaj, përdoret thika

“Krejt çka kam bërë në Kuvend, e kam mbajtur Malsorin që mos ta rrahin asambleistët, e kam mbrojtur”, thotë ai.

Shala ka folur edhe për Bekim Jasharin e qeverisjen aktuale. Thotë se është i vetmi kryetar që ka mbajtur të gjitha premtimet. “Po instalon shembujt të mirë në Skenderaj”, thotë ai.