Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përleshje fizike në sallën e Kuvendit komunal në Skenderaj, përdoret thika

Seanca e Kuvendit nuk ka shkuar edhe aq mirë sot në komunën e Skenderajt ku është votuar për buxhetin e komunës.

Një kacafytje ka ndodhur brenda sallës ku po mbahej seanca ku pretendohet se është përdorur edhe një armë e ftoftë.

Derisa asamblisti i Vetëvendosjes në këtë komunë Hysni Mehani thotë se është sulmuar nga drejtori i Kulturës, Ramiz Shala dhe truprojat e kryetarit Bekim Jashari, Shala e thotë të kundërtën.

Ai madje Mehanin nuk e përmend fare si pjesë e kacafytjes ndërsa thotë se ishte asamblisti i Iniciativës 41000, Malsor Bejta që e ka filluar këtë ngjarje të pakëndshme.

Shala tha për KosovaPress se pas kalimit të buxhetit të komunës, në pikën e dytë Bejta ka ofenduar kryetarin e komunës Bekim Jasharin dhe kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, kjo e fundit është detyruar që të thërras sigurimin për ta larguar Bejtën nga salla.

Shala thotë se asamblisti i Iniciativës në atë rast e ka nxjerr një thikë ku kanë reaguar edhe asamblistët e PDK-së, ia kanë hequr thikën nga dora dhe e kanë ftuar Policinë.

Edhe Shala tregon rrëfimin e tij për përleshjen e sotme në Kuvendin komunal të Skenderajt Arbëri Shala tregon rrëfimin e tij për përleshjen e sotme në Kuvendin komunal të Skenderajt

“Kur ka ndodh kjo ngjarje dy asamblistët e VV-së Hysni Mehani dhe Vjosa Ramadani as që kanë qenë brenda në sallë sepse e kanë lëshuar seancën kur po prezantohej pika e dytë dhënia në shfrytëzim e disa objekteve. Malsori e ka nxjerr thikën dhe e ka sulmuar njërin nga asamblistët dhe mua. Normal që kemi reaguar”, tha Shala.

Por ndryshe nga Shala, Hysni Mehani tha se ai dhe Malsor Bejta janë sulmuar nga Shala dhe truprojat e kryetarit Bekim Jashari dhe nënkryetarit Nuredin Lushtaku.

Mehani i cili në momentin që është kontaktuar nga KosovaPress ka thënë se gjendet në stacionin e Policisë duke dhënë deklaratë thotë se arsyeja që është sulmuar ai dhe Bejta është se ky i fundit ka qenë duke transmetuar drejtpërdrejt seancën gjë e cila nuk i ka pëlqyer Shalës dhe truprojave të kryetarit.