Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shala: Thaçi synon precedent të rrezikshëm me pyetjen bërë Kushtetueses, do defunksionalizimin e Speciales

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në “Express Intervistën” ka komentuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Thaçi ka nisur një iniciativë me synimin për të anashkaluar Kuvendin e Kosovës rreth një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.

Sipas Shalës në rrethana normale kjo s’do të duhej të përbënte diçka skandalozë, mirëpo ai thotë se nëse shohim se si është duke funksionuar Gjykata Kushtetuese atëherë kjo është skandal në vete.

“Të gjitha kushtetutat e botës demokratike e kanë rregulluar këtë çështje që këto lloj marrëveshjes nuk mund të nënshkruhen nga një person por nga Kuvendi. Neni 19 përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi ligjin por jo edhe mbi Kushtetutën. Përmes kësaj presidenti dëshiron të luajë një lojë të re që ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, ai nuk mund ta bëjë këtë por mund ta defunksionalizojë atë”, shprehet Shala.

Thaçi i drejtohet Kushtetueses, në përpjekje për të bishtnuar Kuvendin

Ai shton se, “nëse i jep të drejtë presidentit, e jo Kuvendit atëherë ai mund ta shuajë edhe EULEX-in. E kjo mund të defunksionalizojë Gjykatën Speciale.

Shala thekson se në rrethana normale kjo pyetje s’do të ishte problem, pasi do të ishte vetëm humbje kohe, por duke ditur se çfarë gjykate kushtetuese kemi, që është skajshmërisht e politizuar.

Edhe Hasani kërkesën e Thaçit drejtuar Kushtetueses e lidh me Specialen e EULEX-in Arbëri Hasani kërkesën e Thaçit drejtuar Kushtetueses e lidh me Specialen e EULEX-in

“Vet kërkesa paraqet rrezik të madh. Përveç që është skandal paraqet edhe cenim të Kushtetueses. Neni 113 përcakton se çdo amendament duhet të shikohet nëse cenon ndonjë nen, e nëse cenon atëherë s’mund të miratohet. Kosova është në prag të hetimeve shumë të mëdha, dhe kjo kërkesë është shumë e rrezikshme”, thotë Shala.

Më poshtë gjeni intervistën e tij të plotë.