Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka vizituar Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, ku janë duke qëndruar disa azilkërkues.
Siç bëhet e ditur nga një njoftim për media, ai ka theksuar të gjithë azilkërkuesit janë duke u trajtuar sipas ligjit për azil në Kosovë dhe normativave ndërkombëtare.
Në njoftim thuhet se ai ka vizituar disa prej patrullave policore që janë duke punuar në terren.
“Gjatë bashkëbisedimeve ministri Sveçla, falënderoi zyrtarët policor për punën që po bëjnë në kuadër të detyrave policore, në veçanti për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave.
Tutje Sveçla është njoftuar nga zyrtarët policorë për pengesat që ata po hasin gjatë punës
“Me këtë rast zyrtarët policorë e njoftuan ministrin Sveçla për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan shumicën e qytetarëve të cilët janë duke u treguar shumë bashkëpunues në udhëzimet që janë duke iu dhënë policia”, ka thënë ai.