Sezoni veror i këtij viti ka rritur ndjeshëm numrin e pushuesve dhe turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe veçanërisht qendrat historike dhe kulturore.
Apolonia e Fierit, Shqipëri e Mesme, mbetet një nder destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj. Statistikat zyrtare duke iu referuar numrit të biletave të shituara, tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti Apoloninë e vizituar afro 13 000 vizitorë, shifër kjo rekord për gjysmën e parë të një viti që nga viti 2006, kur është krijuar Parku Arkeologjik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo tendencë, shprehen punonjësit e parkut, pritet të rritet ende në muajt në vijim gusht e shtator.
Sipas tyre, grupe turistësh nga Polonia, Çekia, Britania e Madhe dhe nga Gjermania kanë ardhur edhe këtë vit, teksa kanë vlerësuar vlerat arkeologjike historike, arkitekturore dhe kulturore të këtij parku.
Që prej 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar.