Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sesioni pranveror i Kuvendit joefikas e me mungesë kuorumi

Mungesa e deputetëve në seanca, mospjesëmarrja e tyre në votim, ngecja në monitorim të zbatimit të ligjeve, mosorganizimi i duhur i punëve dhe joefikasiteti në menaxhimin e punimeve e kanë karakterizuar sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), shkruan sot Koha Ditore.

Kjo organizatë, e cila ka monitoruar punën e Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për media, ka shpalosur gjetjet që kanë karakterizuar këtë sesion, duke thënë se me gjithë që me statistika ka qëndruar mirë, Kuvendi nuk ka treguar efikasitet të madh në punë.

Artan Murati nga kjo organizatë ka thënë se janë 20 nga 27 seanca që janë mbajtur gjatë periudhës janar-korrik, që kanë vazhduar punimet në ditët e tjera, për shkak të numrit të madh të pikave të rendit të ditës e mungesës së kuorumit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)