Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia vazhdon kundërshtimin e shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka përsëritur sot se për Serbinë është i papranueshëm shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky shndërrim, sipas tij, përcjell FoNet, është shkelje e Rezolutës 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara dhe e Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës.

Vulin, gjatë takimit me ambasadorin italian në Beograd ka thënë se Serbia vlerëson rolin e ushtarëve italianë në KFOR.