Tri ditë para votimit në Kuvendin e Kosovës të projektligjeve që e shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, Serbia përmes zyrtarëve dhe medieve ka dhënë alarmin dhe kërcënimin kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Për ta bërë alarmin e kërcënim, i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka zgjedhur agjencinë ruse të lajmeve RIA novosti, përcjell tanjug.
“Ftojmë forcat aktive të bashkësisë ndërkombëtare e në veçanti kontigjentin e KFOR-it që drejtohet nga NATO të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga çfarëdo përkrahje për formimin e Ushtrisë Kosovës dhe kjo është me shumë rëndësi. Për shkak se ajo është derdhje benzine në zjarr në situatën e tashme politike shumë të nxehtë në rajonin tonë”, është kërcënuar Gjuriq.
-
Serbia e alarmuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës, paralajmëron konsulta me Rusinë e Kinën
-
Sipas Gjuriqit, Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan
-
Stefanoviq: Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra të pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës
-
Serbia vazhdon përpjekjet kundër Ushtrisë së Kosovës
-
Serbia njofton për dislokimin e ushtrisë në afërsi të Kosovës