Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deklaroi se deri në orën 14:00, do të përfundojë dislokimi i plotë i formacioneve ushtarake, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq, që nga e premtja ushtria të mbetet në gatishmëri luftarake, raportoi të hënën mediumi "Kontakt Plus Mitrovica".
Ai deklaroi se njësitet janë të përgatitura për të ekzekutuar “çdo komandë, me shpresë për të gjetur një zgjidhje politike”.
“Unaza e KFOR-it më duket si një unazë që forcon mbrojtjen e Policisë së Kosovës...Sot ambasaodri amerikan në Prishtinë i quajti këta kryetarë të vetëshpallur, të zgjedhur nga zgjedhjet në kontejnerë, dy prej të cilëve u përgjigjeën, dy nga partia e Thaçit, e dy nga ajo e Kurtit”, deklaroi Vuçiq.
Ai shtoi se i takon politikës dhe diplomacisë të gjendet një zgjidhje.
Ministri serb shtoi se janë në komunikim me komandatin e KFOR-it.
-
Qeveria rikonfirmon zotimin për FSK-në në veri. Rutte: KFOR-i të njoftohet edhe për dislokimin e Policisë
-
KFOR-i as nuk e pohon e as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
-
Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë
-
KFOR: Shtimi i trupave dhe i patrullimeve në Kosovë mundëson që t’u përgjigjemi të gjitha situatave