Serbia i ka dërguar një notë proteste misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Poloni, duke u ankuar se ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, në cilësinë e kreut të OSBE-së, “nuk ka respektuar qëndrimin neutral të këtij misioni ndaj Kosovës”.
Nota e protestës shpreh “zhgënjimin e Serbisë” për “mosrespektimin e neutralitetit” në takimet që Rau ka pasur të premten me krerë të Kosovës, raporton B92.

Aty është shprehur ankesa që vizita e Raut është prezantuar si vizitë shtetërore e se në takimet e tij me krerë të Kosovës ka pasur flamuj shtetëror të Kosovës.
Serbia ka kujtuar se “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet e vetmja kornizë ligjore për praninë dhe aktivitetet e OSBE-së në Kosovë”.

-
Kryesuesi i OSBE-së kërkoi “llogari” për reformat
-
Shefi i OSBE-së: Vizitova Kosovën që të informohem për reformat
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm polak: Presim përkrahje në rrugëtimin tonë euroatlantik
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën