Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Lajiq tha sot se Serbia ka plasuar 260 milionë euro më pak mallra në Kosovë gjatë tetë muajve të aplikimit pas vendosjes së taksës, sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
"Dëmi përfundimtar në çdo rast do të jetë shumë më i lartë. Kur të hiqen taksat, kompanive tona do t’iu nevojitet shumë kohë për t'u kthyer në këtë treg, pasi konkurrenca rajonale është pozicionuar sapo i erdhi mundësia për këtë", tha Lajiq për Tanjug, transmeton ksp.
Sipas tij, përparimi më i madh u arrit nga Greqia, e cila në maj i rriti eksportet në Kosovë pothuajse 3.5 herë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia për dy herë dhe Maqedonia me rreth 50 për qind.

-
Për 80 ditë, Serbia me 90 milionë euro më pak nga Kosova
-
Sipas ministrit Lajiq, Serbia deri tash nga taksa e Kosovës ka humbur 461 milionë euro
-
Lajiq: Heqja e taksës largon një barrierë, por reciprociteti sjell tri barriera të reja
-
Serbia çdo ditë humb nga mbi një milion euro për shkak të taksës së Prishtinës
-
1 vit taksë - importi nga Serbia ra nga 395 milionë euro në vit në 3.3