Një notë proteste e Serbisë i është dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në këtë shtet, shkaku i, si është thënë “deklaratave gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”.
Ministria e Jashtme e Serbisë e ka ftuar të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkën, për t’ia dorëzuar notën e protestës.
“Deklaratat që nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe paraqesin arsye për shqetësim, si të Sebisë, ashtu edhe shteteve tjera të rajonit, të vendosura për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në rajon”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Serbisë.
Nota serbe e protestës e pason atë të dërguar të martën nga Shqipëria, e cila iu dorëzua ambasadorit serb në Tiranë, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vullin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se "nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”.
-
Rama për Paunoviqin: Nuk reagojmë sa herë flet ndonjë çyryk nga Beogradi
-
Sveçla kërkon reagim konkret e më aktiv të Shqipërisë kundër deklaratës së ministres serbe
-
Rama: Serbia ka faj për ngecjen në dialog, ta pranojë se s’ka më ‘Kosova dhe Metohia’
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
- Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?