Kroacia do t’i dërgojë notë proteste Serbisë për ndalimin e pesë grave kroate në Beograd, ka thënë ministri i Jashtëm dhe Evropian, Gordan Grliq Radman.
“Të gjitha u kthyen në shtëpi të lumtura me mbështetjen e plotë të Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Beograd, e cila ishte vazhdimisht në dispozicion të tyre dhe ofroi të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore”, u tha Radman Grliq gazetarëve në Davos të enjten, transmeton Jutarnji.
Ai bëri të ditur se Kroacia do të marrë disa masa ndaj Serbisë për këtë akt.
“Ne do të dërgojmë notë proteste, do ta informojmë delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd për veprimet e autoriteteve serbe dhe sjelljen e tyre me të cilën i kanë vënë në pozitë poshtëruese qytetarët kroatë. Ne do të mbledhim sistematikisht të gjitha rastet e keqtrajtimit të qytetarëve kroatë, dhe për këtë do të informojmë Komisionin Evropian dhe presidencën polake”, ka thënë ministri kroat.
Ai ka deklaruar se rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për udhëtimin e qytetarëve kroatë në Serbi do të ndryshohet për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.
Edhe
Çollaku: Do të ishte mirë të mos refuzohet kthimi i prokurorëve në veri, pasi të verifikohen
Pesë shtetase kroate, përfaqësuese të organizatave joqeveritare që morën pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Erste Stiftung” në Beograd, më 21 janar u ndaluan nga policia e Beogradit dhe mëngjesin e së mërkurës (22 janar) u dëbuan nga Serbia. Atyre iu ndalua hyrja në vend për një vit.
Në vendimin për dëbim, Serbia ka thënë se shtetaset kroate u depërtuan për “arsye mbrojtjen e sigurisë së Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj”.
-
MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe