Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin presidentin e Bjellorusisë Alaksandar Lukashneko ka thënë se Serbia nuk do ta harrojë kurrë vizitën e tij në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s, transmeton Koha.net
“Më duket se ia kam dalë t’ia sqaroj pozicionin e Serbisë detajisht pos falënderimit të zakonshëm që Bjellorusia s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Gjendem në vendin mik”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçqi pas takimit me Lukashenkon.
Ka treguar se presidentin bjellorus e ka njoftuat me bisedat rreth Kosovës derisa e ka dhënë me plot gëzim lajmin se Lukashenko do ta vizitojë së shpejti Serbinë.
“Serbia nuk mund ta harrojë kurrë vizitën e Lukashenkos në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s ndërsa e kam falënderuar në mënyrë të veçantë për katër migët (avion bombardues rus) që na i ka dhënë Bjellorusia”, ka thënë Vuçiq.
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Serbia nuk pret që të ndëshkohet nga BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Moskë
-
Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin
-
BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiqit në Moskë