Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia e quan terrorist Hoxhajn

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka lëshuar sot njëdeklaratë publike, ku e quan zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, terrorist.

“Enver Hoxhaj si terrorist tipik i viteve të 90-a nuk e ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon. Në fakt, ai sinqerisht urren njerëzit që kanë për mision krijimin e paqes dhe stabilitetit”, shkruan ndër të tjera në këtë deklaratë.

Ky reagim erdhi pas shkëmbimit që Hoxhaj pati sot në mbledhjen e qeverisë, me zëvendëskryeministrin serb të Kosovës Dalibor Jevtic, të cilit i bëri thirrje të punojë për interesa të komunitetit serb në Kosovë dhe të mos mbetet instrument politik i Beogradit.

Pas këtij shkëmbimi, Jevtic kishte lëshuar mbledhjen e qeverisë.