Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se sulmet serbe më 24 shtator treguan se Serbia jo vetëm nëpërmjet diplomacisë, por edhe me opsionin ushtarak synon ta luftojë Kosovën.
Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së se Kosova duhet të vendosë sigurinë si prioritet e anetarëismin në NATO para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Kosova duhet të vendosë sigurinë si prioritet anëtarësimi në NATO, para anëtarësimit në BE. Në pikëpamjen time, ajo që ka ndodhur më 24 shtator është moment i ri që elitën politike do të duhej ta ftonte që të mendonte ndryshe...Të dielën është treguar si iluzion i gabuar meqë kemi parë që Serbia jo vetëm luftën diplomatike nuk e përdor si platformë, por e ka edhe opsionin ushtarak. Ajo që ka ndodhur të dielën ishte akt i agresionit mbi territorin e Kosovës për të aneksuar e për të shkëputur këtë pjesë të territorit të Kosovës njëherë e përgjithmonë”, ka shtuar tutje ai.
Sipas Hoxhajt, Kosova duhet të mendojë ndryshe nëse do të mbrojë ekzistencën e shtetësisë.
-
Hoxhaj paralajmëron pjesëmarrjen në seancën e pasafatshme
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Buxhovi: Kosova e ka sigurinë më të fuqishme sesa të NATO-s
-
Hoxhaj: Kosova duhet ta njohë qeverinë e përkohshme të Sirisë