Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia e quan “prezencë të Serbisë në veri” vizitën e Bërnabiqit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka dhënë dimension krejt tjetër vizitës së kryeministres së vendit të tij, Ana Bërnabiq, në komunat veriore të Kosovës.

Ai tha se kjo nuk është thjeshtë vizitë, por prezencë e Serbisë në Kosovë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, do të vazhdojmë të luftojmë edhe në periudhën e ardhshme. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vizitën e kryeministres së Serbisë, por edhe për prezencën e Serbisë në veri të Kosovës. Pikërisht kjo prezencë që popullit i duhet më shumë se buka dhe uji”, tha Petkoviq, përcjellin mediat lokale serbe.

Njëjtë edhe Bërnabiq shfrytëzoi vizitën për të provokuar dhe madje kërcënuar.

Një ditë më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shpreson që Bërnabiq nuk do ta shfrytëzojë lejën për vizitë për të dhënë deklarata përçarëse dhe se mund ta shohë demokracinë.

E Bërnabiq, në mënyrë ironike, nga Mitrovica u kundërpërgjigj se “do të dëshironte të shihte demokracinë në Kosovë”, gjë që sipas saj, ajo mungon.

Edhe Bërnabiq përfundon vizitën në Kosovë Arbëri Bërnabiq përfundon vizitën në Kosovë

Kjo është vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë që nga zgjedhja e saj kryeministre e Serbisë më 2017.