Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnabiq përfundon vizitën në Kosovë

Kryeminsitrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka përfunduar vizitën e saj në veri të Kosovës që e pati të hënën.

Ajo vizitoi veriun e Mitrovicës, Zveçanin dhe Leposaviqin.

Ajo gjatë takimit me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ka thënë se po vjen për të sjellë mesazhe paqeje, ndonëse gjatë fjalimit ka provokuar dhe akuzuar Qeverinë e Kosovë, madje dhe ka kërcënuar.

“Ne do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin pothuajse me çdo kusht. Vija e kuqe është siguria e juaj. Ne nuk do të lejojmë pogrome apo ‘stuhi’ të reja”, tha Bërnabiq, raporton B92.

Ajo në Leposaviq, ia dorëzoi çelësat e shtëpive të reja vëllezërve Llazar dhe Bozhidar Radosavljeviq.

 

Artikuj të ngjashëm