Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë takimit e radhës, në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë - CEFTA, e cila pritet të mbahet në Prishtinë. Kosova është kryesuese e CEFTA-s dhe pritet që kryesimi të përmbyllet edhe më një takim ministror. Ky takim, pritet të mbledhë ministrat e tregtisë të vendeve që përfshin Marrëveshja e CEFTA-s.
Këto paralajmërime janë bërë para mbledhjes se Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, ku është vendosur që taksa ndaj importeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga 10 për qind sa ishte vendosur më parë, të rritet në 100 për qind, shkruan REL.
Por, nga Beogradi dhe Sarajeva tashmë janë dërguar mesazhe negative rreth pjesëmarrjes. Vendosja e taksës për importet e produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, theksohet si arsye pse këto dy vende do të bojkotojnë të gjitha aktivitetet që po zhvillohen në kudër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, në Prishtinë.
( Shkrimi i plotë në Radio Evropa e Lirë)