Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq, ka thënë se mund të kërkojnë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.
“Një nga masat e mundshme, nëse vazhdohet me këto masa, është që të kërkojmë suspendimin e Kosovës nga CEFTA, por do të kërkojmë edhe suspendimin e saj nga MSA-ja. Ata do të takohen më 17 dhjetor, ndërsa ne do t’i njoftojmë për këtë komisionarin për zgjerim Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin”, ka thënë Sharoviq për televizionin “Alfa”, transmeton Koha.net.
Ai shton se Kosova, me hyrjen në CEFTA ka pranuar edhe faktin se Bosnja në atë moment nuk e ka njohur Kosovën, sikurse që njohja nuk mund të jetë kusht për tregti të lirë.
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Kosova i kërkon BE-së reagim e veprime kundër fashizmit serb
-
Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
-
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus