Nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq i ka ftuar sot anëtarët e Bashkimit Evropian që ta bindin Qeverinë e Kosovës që ta heqë taksën për mallrat e Serbisë në mënyrë që, siç tha, të ripërtërihet dialogu, transmeton Koha.net .
Daçiq në Bukuresht, në takimin joformal të shefave të diplomacive të vendeve të BE-së dhe të shteteve kandidate, siç përcjell rts, ka thënë se taksa 100 për qind është në fuqi qe më shumë se dy muaj.
Sipas tij, ky vendim i Kosovës shkel dispozitat e marrëveshjes së CEFTA –s dhe pamundëson bisedimet e mëtejme.
"Për këtë arsye apelojmë te BE dhe shtetet e saj që t’i bindin disa aktorë politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor se hapat e njëanshëm nuk janë zgjidhje e problemit, porse më së miri është t’i kthehemi dialogut si rrugë e vetme e drejtë që duhet ta sjellë te zgjidhja gjithëpërfshirëse”, citohet të ketë thënë Daçiq.
-
Barishiq: Taksa të hiqet e reciprociteti të mos e pengojë procesin e dialogut
-
Vuçiq: Pres që problemi i taksës të zgjidhet me formimin e Qeverisë së Kosovës
-
Vuçiqi i telefonon Merkelit: Më ndihmoni
-
Sipas Daçiqit, Serbia dëshiron dialog me Kosovën, por pas heqjes së taksës
-
Daçiq: Kosova po mendon se në bisedimet me Serbinë do ta arrijë pavarësinë, kjo nuk do të ndodhë kurrë