Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të gjithë në rajon “po armatosen deri në dhëmbë” dhe se “Serbia nuk do të mbetet prapa në këtë drejtim”.
Vuçiq ka folur gjatë vizitës në Qendrën Ruse për Shkencë e Kulturë në Beograd, raporton “N1”.
“Të gjithë po armatosen deri në dhëmbë. Po armatosen edhe në rajon dhe neve na takon të mos mbesim prapa. Gjithçka që mund t’ju them është se nuk do të mbesim prapa”, tha Vuçiq.
Ai ka thënë se publiku së shpejti do ta shohë këtë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka tërhequr vërejtjen për armatosjen e Serbisë.
“Sistemi raketor F-3 (version i eksportuar i HQ-22) është një nga armët kineze që përdoret nga Ushtria e Serbisë, përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operuesin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë, ndërsa ka treguar haptazi agresion të dhunshëm kundër Kosovës”, ka shkruar në nëntor të vitit të kaluar Kurti në platformën “X”.
Edhe
Kurti thotë se Serbia po i ndjek metodat e Putinit
LEXO EDHE:
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë