Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka akuzuar Bashkimin Evropian për “standarde të dyfishta”, pasi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u kërkoi dy palëve të ruhen nga lëvizjet e njëanshme.
Në një konferencë për media të premten, Stano, i pyetur për të komentuar njëvjetorin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e sigurisë ndaj lëndës së parë të mallrave nga Serbia, ai ka thënë se u takon dy palëve t’u përmbahen marrëveshjeve dhe të përmbahen nga çfarëdo lëvizje të pakoordinuar a unilaterale.
Në një reagim në Twitter, Stano këtë qëndrim e ka cilësuar “standard të dyfishtë”.
“Kjo është se si duket politika me standarde të dyfishta e BE-së. Prishtina bën lëvizje përshkallëzuese dhe shkel marrëveshjet, BE-ja u kërkon ‘dy palëve’ të përmbahen. Nga çfarë saktësisht duhet të përmbahet Beogradi? Nga kërkesa që njerëzit tanë të kenë gjërat elementare të jetës? Nga kërkesa që Prishtina të respektojë marrëveshjet dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Këto janë, sa për t’ia kujtuar zëdhënësit të BE-së, vlerat themelore të BE-së, që ai duhet t’i përfaqësojë. Vetëm nëse nuk e ka ndërruar punëdhënësin”, ka shkruar Petkoviq.
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik
-
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarime të rrejshme pas takimit të 10 qershorit në Bruksel
-
Stano: Nëse s’ka dialog, nuk ka proces anëtarësimi në bllok
-
Petkoviqi akuzon Stanon se po e njeh Kosovën
-
BE-ja për deklaratat e Vuçiqit: Mirëpresim thirrjet për riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës