Arbëri

Serbët shkruajnë se Perëndimi po bën presion për shuarje të “Ballkanit të Hapur”

Gazeta serbe “Blic” ka publikuar ballinën e numrit të së enjtes dhe atë ia ka kushtuar nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Sipas kësaj gazete, dita-ditës po shtohen presionet nga Perëndimi për shuarje të kësaj nisme.

“Britanezëve po u pengon më së shumti iniciativa e Vuçiqit, Ramës e Zaevit”, shkruan kjo gazetë në ballinën e 14 prillit.

“Blic” shkruan se presioni më i madh po bëhet në Shkup, ku pas largimit të Zoran Zaevit nga Qeveria, Dimitar Kovaçqvski po shihet si pika më e dobët.

Zoran Zaev ishte një prej tre firmëtarëve për këtë nismë. Nisma zuri fill në Novi Sad edhe me nënshkrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Disa nga marrëveshjet e dala nga kjo nismë kanë nisur të zbatohen mes këtyre tri shteteve.

Nismën e kanë refuzuar Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.