Qytetarët serbë përmes transportit të organizuar janë nisur në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Rashkë, ku do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat po mbahen në Serbi, raporton Kosovapress.
Shumë prej tyre janë nisur nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, mirëpo për t’iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë Spitali i përgjithshëm në veri, pastaj ndërmarrja Trepça në Zveçan etj.
Ka qytetarëve të cilët kanë vendosur të shkojnë edhe me automjetet e tyre private.
Sipas “TV Most” rreth orës 7 janë nisur kolona të automobilave nga Kosova për në drejtim të Rashkës, ndërsa po ashtu edhe 10 autobusë janë nisur nga Leposaviqi në drejtim të Jarinjës.
Në pikën kufitare në Jarinjë raportohet se ka kolona të gjata.
Planifikohet që nga ora 9 të nisen qytetarët edhe nga Zveçani për të votuar në Serbi.
Edhe
Zgjedhjet në Serbi rëndojnë kufijtë në të dyja anët, Jarinja me dy orë pritje
Të dielën në Serbi votohet për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin. Aleksandar Vuçiq po shihet favorit për ta fituar edhe një mandat.
Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë. Mirëpo, pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë. Ndaj kësaj reagoi edhe QUINT-i.
Serbët nga Kosova do të votojnë në qendra në Serbi, në Tutin, Rashkë, Kurshumli e Vranjë.
-
Kërstiqi thotë se qytetarët e veriut u urdhëruan nga Lista Serbe të shkojnë në Rashkë për votim
-
Mediat serbe: Rreth 10 mijë serbë nga Kosova shkuan në Serbi në mbështetje të Vuçiqit
-
Fundi i praktikës së deritashme - serbët e Kosovës mësynë Serbinë për votim
-
Serbët e Kosovës me autobusë e vetura mësynë qendrat e votimit në Serbi