Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët i kërkojnë Policisë t’i përcjellë nga Zveçani deri në një kishë në Prishtinë

Policia e Kosovës, në kohën kur ka shtuar angazhimin në veri, ka marrë edhe një kërkesë, që e ka shtyrë ta ndajë me opinionin.

Sipas njoftimit të Policisë, disa serbë në Zveçan e Mitrovicë të Veriut, i kanë bërë kërkesë që t’i përcjell gjatë udhëtimit deri në Prishtinë, për pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” për një ceremoni fetare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës me njësitet policore është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit

dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të

ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje,

pjesëmarrësit janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka shtuar angazhimin në veri të vendit pas bllokimit të rrugëve që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët kanë bllokuar rrugët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.