Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbët e Kosovës që votuan për president të Serbisë presin ndryshime për të ardhmen

Qytetarët serbë të Kosovës kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri të Serbisë.

Në 90 vendvotimet e hapura që nga ora 7 e mëngjesit, qytetarët serbë shfrytëzuan të drejtën e tyre për votë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brenda territorit të Kosovës janë hapur 4 qendra të grumbullimit të votave, në Mitrovicë, Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Pasi kanë votuar qytetarët serbë të Mitrovicës dhe Graçanicës, kanë thënë se presin ndryshime pozitive për të ardhmen e tyre.

Qendrën, siç e quajnë të grumbullimit të votave në Mitrovicë e ka vizituar edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Breathu.

Ai ka thanë këto nuk janë zgjedhje por mbledhje e votave nën mbikëqyrjen e misionit që ai udhëheq, dhe kjo sipas tij, është bërë në pajtim me institucionet e Kosovës.

Në 20 lokacione të ndryshme janë hapur 90 vendvotime, ndërsa sipas të dhënave të OSBE-së, të drejtë vote kanë pasur rreth 106 mijë qytetarë serbë.