Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas takimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për vendimin se nesër, të premten, në mesditë do të mbahet protestë njëorëshe, aksion “gandist” në, siç e ka quajtur ai Republikën e Kosovës, krahinën jugore (e ka fjalën për Republikën e Kosovës, v.j).
Në mjediset me popullsi serbe në Kosovë, Mitrovicë, Graçanicë dhe Shterpce nesër në mesditë do të mbahen protesta të qeta njësorëshe në kundërshtim të vendosjes së taksës 100 për qind në produktet nga Serbia. Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, transmeton Koha.net.
Përmes këtyre protestave nga bashkësia ndërkombëtare do të kërkohet që të detyrojë Prishtinën të shfuqizojë vendimin për taksat për produktet serbe, ose nga e marta do të vazhdojë protesta në forma të tjera.
Nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të vuajnë për mungesë të artikujve themelorë ushqimorë”, ka thënë Goran Rakiq, ndërsa ka shtuar se situata në jug të Ibrit është shumë më e keqe.
Ai po ashtu ka thënë se ndoshta do të ketë bllokadë të rrugëve dhe se protesta do të ketë edhe në Qendrën Shëndetësore, si dhe në Qendrën Studentore në Mitrovicë, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.