I ashtuquajturi shtab krize i krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, sot ka marrë vendim që serbët e këtij rajoni sërish nesër të dalin në protestë, transmeton Koha.net.
Protesta, thuhet nga shtabi, mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj ngritjes 100 për qind të taksës për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Paralajmërohet se protestat do të jenë të qeta dhe do të fillojnë në orën 12:00, përcjell b92.
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka njoftuar se nesër po ashtu do të mbahen mbledhjet e jashtëzakonshme të asambleve komunale në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë veriore në të cilat do të shqyrtohet situata e sigurisë në veri.
Në mbledhje të “shtabit të krizës” kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.
-
Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë
-
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit
-
Vendimi për gjyqtarët serbë do të merret të premten
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare