Ambasada e Kosovës në Washington sjell video mesazh nga Senatorja nga Iowa, Joni Ernst me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.
“Jam krenare që e përfaqësoj shtetin, i cili ka lidhje aq të forta me shtetin tonë motër, Kosovën. Që nga vitit 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s është marrë me stërvitjen e FSK-së dhe me promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal. Këta burra dhe gra me të vërtetë e përmbledhin shpirtin patriotik, që e kanë të përbashkët kombet tona, si dhe vullneti i tyre për të shërbyer, për t’i ruajtur dhe mbrojtur shoqëritë tona demokratike, është me të vërtetë frymëzues”, ka thënë Ernst në mesazhin e saj.
“Kjo kremtë sot, nuk do të ishte e mundur pa burrat dhe gratë guximtarë, të cilët luftuan për ta siguruar pavarësinë e Kosovës. Në vijim të bashkëpunimit tonë, pres me padurim vazhdimin e dialogut me udhëheqësit e Kosovës si pjesë e punës sonë të përbashkët për t’u siguruar se SHBA-të po bëjnë krejt çka duhet për ta ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka thënë tutje ajo.
-
Senatorja amerikane: Rusia kërcënim për Kosovën përmes Serbisë
-
Osmani mirëpret paralajmërimin për ardhjen e mbi 100 ushtarëve amerikanë në Kosovë
-
Në Iowa 17 shkurti njihet zyrtarisht si Dita e Pavarësisë së Kosovës
-
Osmani në “Camp Dodge”, nis vizitën në Iowa
-
Garda e Iowas: Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për partneritetin me Kosovën