Tre ditë pas takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, senatorja amerikane Joni Kay Ernst, i është drejtuar Komandantit të Forcave Amerikane në Evropë, Curtis Scaparrotti në lidhje me Kosovën dhe rolin e forcave amerikane për stabilitetin në Ballkan.
I pyetur nga senatorja Ernst nëse NATO do të kishte interes për prani më të madhe amerikane në Kosovë për të parandaluar ndikimin e Rusisë në Ballkan, komandanti Scaparrotti ka thënë se duhet fokus më i madh në Ballkan jo vetëm nga forcat ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoScaparrotti ka thënë se nuk është koha për reduktim të forcave amerikane, aq më pak duke pasur Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila, sipas tij, është djepi i stabilitetit atje, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se nevojitet përpjekje më e madhe diplomatike dhe informative nëpërmjet aleancës në Ballkan në mënyrë që të ndërmerren masa të tjera.
Senatorja Ernst, ka shprehur shqetësimet për rritjen e prezencës dhe aktivitetit rus në Ballkan përmes Beogradit, ku ka thënë se edhe tentimi për puç dhe vrasje në Mal të Zi ka qenë i orkestruar nga rusët në Beograd.