Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst, gjatë vizitës së saj në Kosovë, më 4 korrik në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së, nga Bondsteeli ka bërë thirrje për kujdes nga ndikimi rus.
Në adresimin e saj para ushtarëve amerikanë, senatorja republikane e shtetit të Iowas, që është vetë veterane, ka vënë në pah rolin që ushtarët “kanë në zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit” si dhe i ka paralajmëruar ushtarët “për ndikimin e madh rus që po përpiqet të hyjë në Ballkan”.
“Nëse nuk e dini ka ndikim të jashtëzakonshëm rus që po përpiqet të hyjë në Ballkan dhe në mënyrë që të ruajmë stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, ju kemi juve këtu”, ka thënë ajo para ushtarëve amerikanë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve, sidomos në mbrojtje e ekonomi
-
Kongresistja amerikane: SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës
-
Senatorja Shaheen: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës
-
Osmani në Munih shpreh shqetësimin për ndikimin rus në Ballkan
-
Senatorja Ernst: Ka mënyra konkrete për avancimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë