Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët me senatorët amerikanë tjerë Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan në Bruksel të mos ketë nevojë për diskutime të mëtutjeshme për propozimin evropian.
Shaheen, Tillis dhe Murphy vizituan Kosovën dhe Serbinë në prill.
“Ne urojmë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshje të përkohshme për normalizim të marrëdhënies. Është moment i rëndësishëm për dyja shtetet. Ky progres do të zhbllokonte mundësi të reja për Kosovën dhe Serbinë, që përfshinë edhe rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe nëpër botë”, thonë senatorët.
Senatorët kanë bërë thirrje të arrihet marrëveshje për aneksin implementues.
“Dy liderët, duhet të bëhen bashkë e të arrijnë marrëveshje për aneksin e implementimit, që do të ofrojë një udhërrëfyes për normalizim mes shteteve. Marrëveshja dhe aneksi i implementimit përmbajnë implikime të mëdha për rajonin e gjerë – Ballkanin Perëndimor – ku e dimë se Putini po shikon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus. Demokratët dhe Republikanët në Senat janë të përkushtuar të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërsa po finalizojnë aneksin e implementimit, dhe të avancohen prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, thuhet në deklaratën e senatorëve.
-
Senatorët amerikanë: Dështimi për shtensionim të situatës në veri rrezikon marrëdhëniet me ne
-
Senatorët amerikanë kërkojnë që marrëveshja me Serbinë të përfundojë këtë vit
-
Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Së pari ajo e Brukselit
-
Senatorët amerikanë rikonfirmojnë përkushtimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor
-
Departamenti i Shtetit kërkon “përmbushje urgjente të detyrimeve” nga Kurti e Vuçiqi