Senati i Universitetit të Prishtinës sot ka marrë vendim për t’iu shtyrë edhe për një vit afatin për diplomim studentëve që kanë ngecur, transmeton Koha.net.
Senati i UP-së lë të hapur mundësinë që afati i nëntorit t’i mundësohet studentëve me nga 2 (dy) provime për çdo njësi akademike, thuhet në faqen e Senatit në Facebook.
E vendimet tjera janë:
1) Studentët që kanë kaluar dyfishin e kohës për përfundimin e fakultetit, ju mundësohet një afat shtesë dhe i fundit, deri në përfundimin e shtatorit të vitit të ardhshëm, me kusht që nëse janë me sistem 3 vjeçar t’i ketë të përfunduara dy vitet paraprake të studimeve, e njëjta edhe për ata që janë me sistem 4 vjeçar dhe kështu me radhë.
2) Studentët që kanë kaluar dyfishin e kohës për përfundimin e masterit, ju mundësohet një afat shtesë dhe i fundit, deri në përfundimin e afatit të shtatorit të vitit të ardhshëm, me kusht që nëse janë me sistem 2 vjeçar, ta ketë të përfunduar vitin paraprak, ndërsa ata që janë me sistem një vjeçar, t’i ketë kaluar 50% të provimeve.
3) Qëndron e hapur tema për ngritjen e bursave për studentët që do jenë përfitues të bursave këtë vit akademik.
-
Rishqyrtohet afati i diplomimit për studentët që e kanë kaluar dyfishin e studimeve
-
Studentët e vitit të parë kërkojnë t’u lejohen provimet në afatet e prillit dhe të nëntorit
-
UP-ja refuzon afatet shtesë, studentët paralajmërojnë protestë
-
Studentët bojkotojnë ligjëratat, kërkojnë kthimin e afateve të nëntorit e prillit
-
Senati s’e ka të qartë se kush duhet të marrë pjesë në zgjedhjen e Këshillit Drejtues