Nxënës dhe prindër vihen para dilemës me përfundimin e klasave të nënta çka në arsimimin e mëtejmë, se cilën shkollë dhe cilin drejtim ta zgjedhin, pasi shkolla që regjistrojnë në një masë të madhe përcakton të ardhmen.
Për t’ua lehtësuar përzgjedhjen e drejtimit, në mënyrë që nxënësit dhe prindërit të jenë më të informuar, OJQ “Syri i Vizionit” në Pejë ka organizuar dy ditët e kaluara një panair të karrierës “Dyert e hapura” në SHME “Ali Hadri”, në Pejë, duke u mundësuar rreth 1 mijë e 400 nxënësve të klasave të nënta të 27 shkollave fillore të Pejës, që të vizitojnë këtë shkollë profesionale që ofron shkollimin në 16 profile, shkruan sot Koha Ditore.
Koordinatori i këtij projekti, Dukagjin Nishiqi nga OJQ “Syri i Vizionit”, që në fokus ka nxënësit e shkollave fillore, tregoi se qëllimi i panairit ka qenë informimi i nxënësve të klasave të nënta me profilet të cilat ekzistojnë në shkollën “Ali Hadri” dhe inkurajimin e tyre që të regjistrohen në këtë shkollë profesionale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Fushata senzibilizuese nuk rriti interesimin e semimaturantëve për drejtimet e “Ali Hadrit”
-
Semimaturantët e Pejës motivohen të regjistrojnë zanate
-
Mungesa e këshilltarëve të karrierës penalizon nxënësit
-
Bie ndjeshëm interesimi për shkollën ekonomike në Pejë
-
Sivjet 89 nxënës më pak për regjistrim në klasat e dhjeta në Pejë