Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nuk do ta kryejë detyrën e tij të kryetarit edhe këta muaj të mbetur deri në fund të këtij mandati. Ai tashmë ka nisur t’i heq gjërat e veta nga zyra e tij dhe ndërkohë pritet ta paraqesë edhe më shkrim dorëheqjen nga posti i të parit të Deçanit.
Arsyeja është se ai ka fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare vendin si deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Postin e tij me detyrat e kryetarit, Selmanaj thotë se do t’ia kalojë nënkryetarit të Komunës, Sami Cacaj, i cili deri në zgjedhjet lokale, në tetor, do ta ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës sipas autorizimeve të ligjit për vetëqeverisje lokale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pal Lekaj heq dorë nga kandidimi si deputet i AAK-së
-
Jep dorëheqje kryetarja dhe kryesia e Listës GUXO në Deçan
-
Bekë Berisha tregon pse po largohet nga posti i kryetarit të Prishtinës
-
Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë në 35 komuna