Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj edhe një herë ka deklaruar se nëse nuk ka dakordim mes partive politike shqiptare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, LDK-ja do të bisedojë edhe me Listën Serbe, megjithatë, ka shtuar se mocioni i mosbesimit nuk është diskutuar në kontestin e tanishëm.
Deputeti i LDK-së në një përgjigje për KosovaPress, ka thënë se raportimet në mediat serbe, sipas tij, janë sa për t’i dhënë të drejt mllefit të tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe.
“Ajo çfarë thonë ata lidhje s’ka me atë çfarë kam thënë unë në intervistën time në TV Dukagjin. Krejt çka mund të them unë, ata po nxisin çështje sa për t’i dhënë të drejtë mllefit të tyre ndaj vendimit për taksën 100%, por që lidhje s’ka me atë çfarë kam deklaruar”, ka thënë Selmanaj në përgjigjen me shkrim dhënë për KosovaPress.
Në pyetjen se a do të ngritë LDK-ja mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Selmanaj kishte deklaruar se LDK-ja fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për t’i dhënë fund keqqeverisjes.
“Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me Listën Serbe, unë kam thënë që nëse s’ka dakordim mes partive politike shqiptare, ne do bisedojmë edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listën Serbe.... Po ju njoftoj se mocioni nuk është diskutu në kontekstin e tanishëm pas vendimit për 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashmë që 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrezojnë këtë qeveri”, ka thënë ai, duke shtuar se qasja e mediave serbe është në agjendën e tyre për ta sulmuar qeverinë për vendimin e saj, e që në fakt deklarata e tij ka qenë në kontekst krejt tjetër.
-
LDK-ja do të ketë 7 ministri në qeverinë që po e synon, AAK-ja 4, Nisma 2 dhe komunitetet 2
-
LDK-ja thotë se ka përkrahjen e degëve për të vazhduar me mocionin e mosbesimit
-
LDK-ja inicion mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti
-
Selmanaj thotë se AAK-ja u frikësua të nxjerrë rezolutë për taksën
-
Selmanaj paralajmëron seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të kundërshtuar heqjen e taksës