Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka prezantuar Projektligjin për avokaturën shtetërore, që ka thënë se është në fazën finale dhe shpejt do të dërgohet në Qeveri.
“Sot e prezantojmë projektligjin për avokaturën shtetërore, i cili është në fazën finale dhe shpejt do dërgohet në Qeveri. Tri çështjet kryesore që lidhen me ligjin janë: E para ka të bëjë me atë se për herë të parë është vënë në plan të shtetit avokatura. Një çështje tjetër që parashihet me këtë ligj është obligimi për denoncimin e keqpërdorimeve. Me këtë normë do ta përçojmë mesazhin që çdo keqpërdorim do ta ketë edhe një mekanizëm shtesë. Po ashtu parashihet vlerësimi i riskut të draft-kontratës, ku përmes kësaj e kemi marrë për obligim që t'i analizojmë draft kontratat fillimisht, para se të lidhet kontrata”, ka deklaruar Selimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ky ligj i parasheh 6 kapituj kryesor me të cilët do të plotësohet vakumin që e ka pasur ky proces. Në këtë draft ligj, përmes tij do rregullohet edhe një sektor i veçantë i arbitrazhit", ka deklaruar avokati shtetëror Sami Istrefi.