Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se të gjitha barrierat për të rifilluar dialogu tashmë janë larguar
Ai ka thënë se Qeveria ka krijuar platformën për dialog, në të cilën kryeministri e ka përgjegjësinë kryesore.
Sipas tij, janë paraparë dy nivel të ndihmës në dialog, i pari është forumi i liderëve të partive oparlamentare dhe ajo e eksperteve.
“Ky bashkëdyzim i niveleve që është i garantueshëm për të pasur një pozicion më stabil në dialogun me Serbinë. Platforma ka parimet e veta dhe ato do të jetësohen në dialog. Kryeministri Hoti ka kërkuar nga kryeparlamentarja të raportojë në Kuvend. Të premten do ta shpalos çështjen e dialogimit. Këto parime janë platforma udhëzuese që do të përfaqësoje Qeveria. Kjo platformë jetësohet pastaj me kapacitetet që i kyçim në dialog”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se Qeveria duhet të ofrojë mundësi të kyçjes për partitë politike për bërjen e unitetit.
-
Opozita kërkon platformë të dialogut para takimit në Bruksel
-
Kërkohet platformë dhe strategji para rinisjes së negociatave
-
KDI: Vazhdimi i dialogut me Serbinë mos ta gjejë Kosovën pa strategji dhe platformë
-
Ndizen shkëndija në koalicion, partnerët qeverisës përplasen pas aktivizimit të Speciales
-
Qeveria: Nuk e pezullojmë dialogun