Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me Urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin Selatin Novosella.
Kreu i shtetit tha se Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën.
“Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me Urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën. Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi”, shkroi Thaçi në Facebook.
-
Ismail Kadareja dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”
-
Osmani dekoron post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, Arbën Xhaferin
-
Thaçi dekoron Trumpin, e fton ta vizitojë Kosovën
-
Thaçi dekoron me “Urdhrin e Lirisë” Rrahman Bahtirin
-
Osmani dekoron Aratin për kontributin në kandidimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare