Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se shqiptarët po “përgatisin ferr” në Kosovë, raporton B92.
Selakoviq ka komentuar vendimin e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftime e po ashtu për targa.
Nga 1 gushti qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu nga 1 gushti fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS.
Selakoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me përfaqësuesit serbë të Kosovës dhe nesër do t’i drejtohet publikut.
Selakoviq pas mbledhjes së kryesisë së partisë SNS ka thënë se është diskutuar situata në rajon dhe është konstatuar “shqetësimi serioz për faktin se pala shqiptare e Kosovës dhe M., tekstualisht është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”.
Edhe
Dita e fundit kur letërnjoftimi e pasaporta e Serbisë vlejnë në Kosovë
“Nesër në mbrëmje, jam i sigurt, do të flasë edhe vet presidenti Vuçiq dhe se në fjalimin e tij do të flasë për këtë situatë që na kërcënon nesër mbrëma me hyrje në fuqi të masave të vendosura nga Albin Kurti”, ka thënë Selakoviq.
-
Shtohen reagimet nga Serbia, në prag të zbatimit të vendimeve për letërnjoftime e targa
-
Bislimi thotë se pushteti në Serbi po i përdor mediat e veta për të përhapur panik
-
Serbia insiston se zbatimi i vendimeve nga Qeveria e Kosovës shkakton luftë
-
SHBA-ja shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat