Profesori universitar dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në Maqedoni, Ylber Sela, ka pohuar se partitë politike shqiptare, me hartimin e platformës apo deklaratës shqiptare, kanë treguar vendosmëri se nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen nga ideja e tyre për barazi të plotë të shqiptarëve në vend.
“Pas hartimit të kësaj marrëveshjes së partive politike shqipe, me ndihmën edhe të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, disa herë e kam potencuar se ky është një vendim i burrështetasve të mëdhenj dhe të vendosur, të cilët nuk e kanë ndërmend të tallen në politikë, por ta marrin seriozisht barazinë e etnitetin shqiptar me atë maqedonas. Prandaj tash kjo deklaratë e partive politike shqiptare do të jetë edhe një udhërrëfyes i rëndësishëm edhe për gjeneratat tjera të cilat do të vinë, të cilët nuk do të mund të shkelin mbi këtë platformë apo marrëveshje, sepse aty shkruan qartë se bartës i procesit duhet të jetë partia e parë tek shqiptarët, e përkrahur nga të tjerat”, tha profesori Sela në emisionin “Studio e Hapur”, në televizionin Nova në gjuhën shqipe.
Ai po ashtu tha se BDI me veprimin e saj për të mos qenë pjesë e qeverisë me VMRO-DPMNE, “tregoi se nuk janë vasalë të tyre”.
-
Shekerinska: Ne nuk vendosim për Platformën e partive shqiptare
-
Kurti e Sela pajtohen se koalicioni mes dy partive shqiptare rrit pjesëmarrjen politike të shqiptarëve në Maqedoni
-
Sela: Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët politikisht trajtohen si pakicë kombëtare
-
Sela: Na thonë që kemi shoqëri të përbashkët, s’kemi asnjë rrugë me emër shqiptar
-
Sela për zgjedhjet: Shqiptarët e shprehën qartazi pakënaqësinë