Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi të zhvilluar me një delegacion të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela, janë pajtuar se koalicioni i formuar mes këtij subjekti dhe atij të Alternativës do të rris cilësinë e pjesëmarrjes politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, madje do të ishte e mbarë që të bashkohej edhe Lëvizja Besa në këtë projekt të madh përfaqësimi.
“Një koalicion i tillë bën të mundshëm maksimalizimin e pjesëmarrjes së popullsisë shqiptare në votime dhe organizon votën në ndihmë të fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, citohet në komunikatën e Qeverisë të kenë thënë bashkëfolësit.
U theksua gjithashtu se roli i mërgatës me pjesëmarrje të gjerë në votime është vendimtar për besim të ri të shqiptarëve në politikë.
-
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut paralajmëron koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje
-
Kurti takohet me Selën pa prani të mediave
-
Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa kërkojnë nga Kurti më shumë angazhim për shqiptarët e Maqedonisë
-
Sela në takim me Kurtin, pret nga Qeveria e re të jetë “me sy e mendje” kah shqiptarët jashtë Kosovës
-
Kurti i gëzohet fitores së VLEN-it: Kosova e Maqedonia kanë thelluar raportet si kurrë më parë