Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sela rizgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e parë të partisë që u mbajt sot në Tetovë.

Për të kanë votuar të gjithë kandidatët e pranishëm në kongresin e parë të partisë, raporton Alsat-M.

Gjatë votimit ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë.

Artikuj të ngjashëm