Kandidati për kryetar të Strugës, Zijadin Sela, ka akuzuar LSDM-në dhe Zaevin, për përçarje mes shqiptarëve.
“Në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë. Kemi rreth 3 mijë vota më tepër se Ramiz Merko dhe BDI. Në çdo fshat të Strugës ne kemi fituar. Vota shqiptare në qytet është e jona, ai ka marrë votat e LSDM-së. Shqiptarët e kanë fituar këtë betejë. Për ne është i papranueshëm ky rezultat”, ka thënë Sela, raporton Alsat.
Artikuj të ngjashëm
-
Merko shpall fitoren në Strugë
-
Sela: Na thonë që kemi shoqëri të përbashkët, s’kemi asnjë rrugë me emër shqiptar
-
Sela për zgjedhjet: Shqiptarët e shprehën qartazi pakënaqësinë
-
Reka në Strugë: Shqiptarët nuk janë numra e as statistika
-
Lufta e Selës kundër Merkos për Strugën pas dy javësh, në “rrethin e tretë”?