Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lufta e Selës kundër Merkos për Strugën pas dy javësh, në “rrethin e tretë”?

Shtabi Zgjedhor i ASH në Strugë mbrëmë pas orës 23:00 ka deponuar10 ankesa në Komision Zgjedhor Komunal për “parregullsitë e shumta që u bënë në procesin zgjedhor në Strugë nga kandidati Ramiz Merko dhe ekipi tij”.

“I ashtu quajturi “tren bullgar” ishte i pranishëm nga militantë të BDI dhe maqedonas, të cilët në disa vendvotime, kryesisht ne pjesët maqedonase, krijuan parregullsi të procesit zgjedhor”, transmetojnë mediat shqi në Maqedoni.

Gara në Strugë mbetet e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy javësh të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën, ngase pikërisht në ato vendvotime ku janë bërë parregullsi, është krijuar diferenca e vogël prej afro 600 vota mes Merkos dhe Selës.

Nga Shtabi i ASH Strugë, thanë se kanë edhe argumente të dokumentuar, dhe i kanë njoftuar edhe organizatat kompetente dhe OSBE, për parregullsitë në Strugë nga ana e BDI dhe LSDM”- thonë nga ASH.

Nëse pranohen këto ankesa, atëherë në Strugë do të ketë rreth të tretë zgjedhor pas dy javësh.

Artikuj të ngjashëm